Reali Madridit e ndjek prej kohësh dhe nuk humbet asnjë rast për ta joshur Kylian Mbappe. Në krye të listës së blerjeve të klubit “los blancos” të gjitha pritshmëritë e shohin atë në Madrid duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Që kjo të mos ndodhë, Paris SG ka nisur kundërsulmin për të “blinduar” të ardhmen e atij që konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror.

Ekke98bxuae736r
Ekke98bxuae736r

Sipas “L’Equipe”, drejtori sportive i klubit parizien, Leonardo ka intesifikuar takimet me enturazhin e futbollistit. Kontrata e Kylian Mbappe me kampionët francezë skadon në vitin 2022. Paris SG kërkon ta zgjasë atë të paktën edhe për tre vite të tjerë. Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja prestigjoze edhe vetë sulmuesi po shkon drejt rinovimit. Shkak për lëkundjen tij nuk janë vetëm financat që do të rriten ndjeshëm nëse firmos kontratën e re, por edhe roli i liderit që Paris SG i ka dhënë në këtë sezon.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb