TURQI

Edicioni i BBC-së në gjuhën arabe, ka gjetur prova se liderja politike e kurdëve Hevrin Khalaf, u ekzekutua nga fraksioni i përkrahur nga Ushtria Kombëtare Siriane që përkrahet nga Turqia.

Grupi i kryengritësve, Ahrar-al-Sharqiya, është akuzuar për vrasjen e lideres politike, por ka deklaruar për BBC-në se nuk është përgjegjës për vdekjen e saj në tetorin e vitit 2019. Por, BBC gjeti se Khalaf u ekzekutua nga kryengritësit e përkrahur nga Turqia, teksa po kalonte një postbllok.

Sipas këtij hulumtimi, vetura e saj ndodhej në postbllok në momentin kur kryengritësit po ekzekutonin kurdët pas kalimit të kufirit nga Turqia.

Me gjithë insistimin e BBC-së, qeveria turke, që përkrah Ushtrinë Kombëtare Siriane, ka refuzuar të komentojë lidhur me këtë raportim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb