TIRANE– Provat e reja të ardhura përmes letërporosive nga Italia dhe Greqia bindën Gjykatën për Krime të Rënda të kyçte në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Burimet thanë për “BalkanWeb” se mes të tjerash ka dyshime se ish-deputeti është takuar me Habilajt në shtetin fqinj, çka duket se e ka rënduar pozitën e tij për përfshirje me grupin kriminal që merrej me trafik droge.

Ndonëse, Prokuroria kërkoi burg për Tahirin, Gjykata ka vlerësuar se nuk ka flagrancë, dhe se nuk ka rrezik që ish-ministri të largohet apo prishë provat, pasi hetimi ndaj tij është drejt fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb