*Tahiri: Ne shkatërruam 99.2% të drogës, Muli dhe Luli kampionët e dështimit

*Haki Çako: Operacionet antidrogë kushtuan 280 mln lekë, nuk ndalemi këtu

*Donald Lu: Akuzat për lidhje me krimin? Të dyja palët politike e bashkëndajnë këtë problem

*Rama: Sepse asnjë ish-ministër nuk duhet përgëzuar sepse kanë bërë vetëm një gjë, kanë fjetur mbi hashash

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar sot Policinë e Shtetit, ministrin e Brendshëm për punën e bërë në luftën kundër trafikut të drogës. Sot në fjalën e tij përshëndetëse në konferencën e paralajmëruar një ditë më parë për provat e luftës kundra drogës dhe kush e luajti drogën në vend, Rama theksoi se është fakt që Shqipëria këtë vit ka qindra parcela hashashi më pak, krahasuar me vitin 2013.

“Ajo që keni bërë këtë vit është një nga historitë më të shënuara të Policisë së Shtetit dhe vendit, duhet të jeni krenarë që me rezultate shifra të pakontestueshme keni hedhur në tokë të gjithë sasinë marramendëse të baltës që për muaj e muaj të tërë ka rënë mbi Policinë e Shtetit, mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm. Duhet të jeni krenarë se i keni shërbyer Shqipërisë në mënyrë atdhetare.

Përgëzime këtyre djemve dhe vajzave që e kthyen Policinë e Shtetit nga një çetë të rrënuar e braktisur në një forcë garante për rendin, në një forcë në krah qytetarit. Nëse në vitin 2013 Shqipëria kishte 330 ha të mbjella me drogë, këtë vit u numëruan vetëm 44 ha, kjo mjafton e tepron si provë e sigurt e kthesës së sigurt e kthimit të sigurisë dhe punës së Policisë së Shtetit, provë e sigurt që asnjë i inkriminuar, i shpallur në kërkim nuk hedh dot baltë ndaj kësaj trupe që janë bërë mëshirimi i Shqipërisë që duam në cdo sektor”.

Rama më tej akuzoi ish-ministrat e Brendshëm se ‘kanë fjetur mbi hashash”.
“Ja këto parcela me drogë janë fotografuar nga Guardia di Finanza, disa vite më parë, por askush nuk ndërhyu. Sepse asnjë ish-ministër nuk duhet përgëzuar sepse kanë bërë vetëm një gjë, kanë fjetur mbi hashash”.

edi ramaaaaaaaa

Sipas Ramës, ish qeveritë e mëparshme kanë fjetur mbi hartat e drogës, ndërsa theksoi se në logjikën e tyre, këto qeveri kanë qenë të lidhura kokë e këmbë me industrinë e aktivitetit kriminal.
“Pse nuk kanë bërë asnjë gjë, për të reaguar dhe për të shkulur këtë kancer nga trupi i Shqipërisë? Në logjikën e tyre kanë qenë kokë e këmbë të lidhur me industrinë e këtij aktiviteti kriminal. Me logjikën e tyre kanë përfituar miliona e miliarda. Me logjikën e tyre duhet të ishin sot të parët e të përgjigjeshin për dëmin kolosal, duke mosreaguar ndaj kërkesave të përsëritura të palës italiane, përballë fakteve dhe dhe figurave ulëritëse me drogë. Por logjika e tyre është e tyre. Unë kam vetëm një besim që më mban në këtë betejë, që përballë Pallatit të Kongreseve, përtej gjuhëve dhe lapsave ka një popull që nuk ia ha qeni shkopin. Dhe unë i besoj shumë atij populli, që është spektator i këtij teatri absurd ku policia lufton si kurrë më parë, me drogën e korrupsionin dhe është e akuzuar si kurrë më parë jo vetëm nga opozita, por edhe nga një sërë segmentesh që shqetësohen gjasme shumë dhe për informalitetin dhe për vendosjen e rendin ligjor”.

Donald Lu: Akuzat për lidhje me krimin? Të dyja palët politike e bashkëndajnë këtë problem
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, deklaroi se falë aksioneve të policisë në Shqipëri është ulur shumë kultivimi i kanabisit.

Ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për të qënë krah Shqipërisë në këtë aksion, Lu komentoi edhe akuzuat për lidhje me krimin, duke thënë se ky është një problem që e bashkëndajnë të dyja forcat politike.

“Një oficer i SHBA-ve do të vijë javën e ardhshme për të punuar me policinë shqiptare, po mbështesim reformimin e gjyqësorit. Mazhoranca dhe opozita e kanë kritikuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin por të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem. Politika shqiptare duhet të ngrihet mbi këtë nivel, Shqipëria mund të mbështetet në përkrahjen e SHBA-ve në këtë luftë historike”.

Gaiani: Lufta ndaj drogës, një luftë e përbashkët
Në këtë konferencë, mori pjesë dhe Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani. Në fjalën e tij, diplomati italian u ndal tek bashkëpunimi i ngushtë mes dy vëndeve.

Sipas tij, Shqipëria dhe Italia ushqejnë marrëdhënie të ngushta mes tyre. “Bashkëpunimi është shtrirë në katër drejtime. Në aspektin teknologjik, logjistik, hetimor, si dhe në atë ekonomik”, tha Gaiani.

Ai bëri të ditur se mes dy vëndeve ka një sinergji pozitive, që lejon forcimin e marrëdhënieve mes palëve. “Ne kemi mundësuar fotografimin nga ajri përmes mjeteve të teknologjisë së lartë dhe Policia Shqiptare ka kryer hetimet dhe ka marrë masat lidhur me parcelat e drogës së identifkuara. Jemi të kënaqur nga rezultatet”, u shpreh Gaiani. Sipas tij, lufta ndaj drogës nuk prek vetëm Shqipërinë, por edhe vëndet e tjera. “Është një luftë e të gjithëve. Të gjithë duhet të jemi vigjilent lidhur me këtë fenomen, prandaj dhe bashkëpunimi duhet të jetë gjithnjë e më shumë në ngritje”, përfundoi Gaiani, duke garantuar vijueshmëri të bashkëpunimit.

Tahiri: Ne shkatërruam 99.2% të drogës, Muli dhe luli kampionët e dështimit
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shprehet entuziast për rezultatet e aksionit të policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke theksuar se tashmë janë shkatërruar 99.2% e parcelave të evidentuara në të gjithë territorin e vendit. Ministri Tahiri theksoi se policia është e vendosur për të vijuar punën e përditshme për të shkatërruar çdo parcelë në çdo cep të Shqipërisë. Duke bërë një krahasim me vitin 2013, Tahiri tha se sipërfaqja e kultivuar me bimë narkotike është 8 herë më pak se dy vite më parë.

sajmir tahiri

“Në vitin 2013, 323 hektarë u kultivua me bimë narkotike, nga këto policia shkatërroi vetëm 7.%% të parcelave të fotografuara nga ajri. Në vitin 2015, 44 hektarë sipërfaqja e kultivuar, 8 herë më pak se sa sipërfaqja e mbjellë në vitin 2013. Nga kjo sipërfaqe, policia ka shkatërruar 99.2% të sipërfaqeve të fotografuara nga ajri nga Guardia di Financa. Edhe parcelat 1500 metra mbi nivelin e detit i kemi shkatërruar. Lufta jonë pa kompromis ka detyruar krimin të mbjellë parcela larg zonave të banuara, ndryshe nga ajo që ndodhte dje kur nuk kursenin as oborret e shkollave.”- deklaroi Tahiri.

Sipas ministrit Tahiri, “qeveria po bën një luftë që qeveria e kaluar as, e ka menduar dhe as e ka synuar”.
Tahiri akuzoi dy ish-paraardhësit e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, Lulzim Basha dhe Flamur Noka, për dështim në luftën kundër drogës.

“Luli dhe Muli dy kampionet me spektakolare te dështimit në luftën kundër drogës siç janë sot kampionët e shpifjes”- tha Tahiri.

Duke u ndalur tek akuzuat e opozitës, ministri tha 135mund të presësh nga ata kur kapen duke manipuluar fotot e një aksioni policor.

Tahiri tha se lufta e policisë do vijojë. “Lufta jonë me krimin me drogën me antiligjin nuk ka mbaruar, ka kosto të lartë, por lufta vazhdon. Kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt. Nuk kthehemi dot pas për asnjë motiv, kjo është lufta e shoqërisë, përfshi këtu edhe opozitën e çdo qytetar që Shqipëria që është vendi ku duhet shumë punë për ta bërë vend më të mirë”.

Haki Çako: Operacionet antidrogë kushtuan 280 mln lekë, nuk ndalemi këtu
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi se objektiv për policinë mbetet “lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike, minimizimi i këtyre aktiviteteve”. Ai shtoi se forcat e policisë këtë vit kanë qenë më të përgatitura dhe të përkushtuara se kurrë, pasi janë mbështetur edhe nga policia italiane dhe Guardia di Financa.

Përjetësoi jetën e tij në këtë mision
Duke u ndalur te k shifrat dhe rezultatet konkrete Çako tha se janë depozituar në prokurori, 429 materiale procedurale më shumë, ndërsa operacionet antidrogë i kanë kushtuar shtetit 280 mln lekë

Hero të këtij aksioni Çako cilësoi oficerin Ibrahim Basha, i cili “Përjetësoi jetën e tij në këtë mision”, – siç tha ai.

Edhe në vijim, Çako u shpreh se “Do vazhdojë puna me të njëjtin intensitet, intensifikim të luftës kundër trafikimit, parandalim dhe zbulim të kriminalitetit, luftë kundër informalitetit, por mbi të gjitha siguri për komunitetin”

TAHIRI PER POLICINE

PER ZAGANIN
Kryeministri Edi Rama në konferencën në Pallatin e Kongreseve për luftën dhe rezultatet kundra drogës në vend ka komentuar dhe dëshmitë e ish-shefit të antidrogës në kërkim, Dritan Zagani. Sipas Ramës, ish-polici është një bashkëpunëtor i trafikantëve i blerë nga opozita. Në këtë varg lidhjesh, Rama nuk ka kursyer madje dhe Presidentin Bujar Nishani.
Duke iu drejtuar atyre qindra efektivëve të policisë në sallnë e Pallatit të Kongreseve, Rama tha:

“Një të fundit po ju them sot, dihuni krenar për gjithë ç’keni bërë. Një kriminel për ata që Policia e rilindur e Shtetit ka pasur kurajën t’i evidentojë dhe pastrojë nga radhët e veta, një bashkëpunëtor i trafikanëtve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë heroi i opozitës, i mediave dhe madje dhe i Kreut të Shtetit, heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që është në kërkim, që është në arrati, ndërkohë që duhet të paraqitej për akuzat në prokurori, pasi ka thyer detyrimin e gjykatës për t’u paraqitur. Kaq mjafton për të kuptuar sesa e ulët është kjo lojë”.

E më tej, Rama permendi dhe ambasadorët, atë italian Gaiani dhe ate amerikan, Donald Lu.
“Sa e ulët është bërë kjo lojë, sa e dëshpëruar është industria e baltës, ndërkohë që gjithçka sot u shfaq këtu, mori vulën e dy ambasadorëve nuk besoj se do cohen të thonë se ishin gënjeshtra, mos ta fusin ambasadorin amerikan te ligji për dekriminalizmin”.

Rama: Kush e lejoi dhe kush e luftoi drogën në Shqipëri, sot ju sjell prova

Në ‘luftën’ politike mes akuzave nga të gjitha palët për inkriminim të politikës dhe trafik droge, kryeministri Edi Rama paralajmëron se do të bëjë publike prova dhe fakte. Në profilin e tij në Facebook, kreu i ekzekutivit deklaroi qe dje se sot do të ishte live në televizion për të treguar se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri.

“Sot në 11:30 të gjithë do të mund të shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri! Prova e fakte kuptimplota liveTv”, shkruan kreu i qeverisë.

Duket se akuzat pothuajse të përditshme të opozitës dhe përfaqësuesve ndaj maxhorancës dhe Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se po lejon dhe madje është i përfshirë në trafikun e drogës kanë sjellë edhe këtë reagim të kryeministrit.

(er.nu/ma.ar/m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: