TIRANE– Gjatë një deklarate për provimet e Maturës, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj foli për provimin e parë të gjuhës së huaj si dhe për masat e ndërmarra për nxënësit që janë kapur me mjete të ndaluara si dhe administratorët që shkelin rregullat. Ajo tha se në provimin e parë të gjuhës së huaj morën pjesë 37 mijë maturantë si dhe janë identifikuar 12 maturantë me celularë. Malaj tha se këtyre maturantëve nuk do u njihen rezultatet e testit.

“Në provimin e gjuhës së huaj morën pjesë 37 mije maturantë. Monitorimi i provimit u bë nga përfaqësues të MAS. Ne mjediset e QSHA kishte bllokues valësh dhe vijon të ketë ketë bllokues për korrigjimin e testeve. Godina ruhet 24 ore nga policia e shtetit. E pamundur rrjedhja e informacionit. Në ketë provim janë identifikuar disa raste te maturanteve me celularë, konkretisht 12 raste, 4 prej tyre në Tiranë. Këtyre maturanteve nuk do tu njihen rezultatet e testit. Nëse nuk zbatohet rregullorja masa te rrepta ndaj shkelësve. 4 administratore te Gramshit dhe 1 në Librazhd nuk kanë zbatuar rregullat dhe për këta u mor masa për paralajmërim për përjashtim nga puna. Administratoret të mos shkelin rregullat. Sot ka filluar kontrolli provimeve ne 5 qendra. Rezultatet e gjuhës së huaj dalin 10 dite pas datës se sotshme. Provimi i radhës është ditën e shtune”- tha Malaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb