Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka shpallur emrat e të gjithë studentëve që duhet të japin provimin mbi vlerësimin e aftësimit profesional. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listat me kandidatët që do i nënshtrohen në data të përcaktuara provimit VAP në 6 degët e mjekësisë. UISH njofton se ky testim do të kryhet për të vlerësuar aftësitë që këta kandidatë kanë fituar gjatë praktikës në profesionet Infermieri, Mami, Fizioterapi, Teknik Laboratori, Teknik Imazherie dhe Logopedist.

“Ju bëjmë me dije se në ditën e provimit duhet të keni me vete kartën e identitetit, një përparëse të bardhë dhe kartën e praktikantit. Provimi do të zhvillohet në zyrat e UISH në Tiranë, tek Dispanceria”, – thuhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit. Përkatësisht janë 427 kandidatë që do të testohen në Infermieri në datat 17-23 tetor të këtij viti.

Ndërsa, në datën 16 të këtij muaji, 95 kandidatë do të vihen përballë testit në Fizioterapi e 40 kandidatë për degën Mami. Ndërkaq, 32 kandidatë në degën Teknik Laboratori, 25 në degën Teknik Imazherie dhe 14 kandidatë në Logopedi do i nënshtrohen provimit VAP në datën 16 tetor. Gjatë vitit 2012, Urdhri i Infermierit ndryshoi kushtet për të gjithë kandidatët që dëshironin të hynin në provimin e shtetit. Sipas këtyre ndryshimeve, të interesuarit, përveç praktikës profesionale, i nënshtrohen një testimi profesional në fund të saj, ndërkohë që vetëm nëse vlerësohen pozitivisht në të, kanë të drejtë të regjistrohen për provimin e shtetit. Konkretisht, studenti i diplomuar në programet e studimit të sipërpërmendura, ditën që regjistrohet, merr librezën e praktikës profesionale.
Listen me emrat e kandidatëve mund ti gjeni në GSh.al: http://www.gsh.al/2018/10/10/provimi-emrat-e-kandidateve-ne-infermieri-fizioterapi-e-mami/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb