TIRANË

Akademiku Artan Fuga mendon se provimi i maturës i gjuhë-letërsisë nuk është pa një efekt sociologjik dhe kuadër sociologjik. Fuga tha në “Real Story” në Neës24 se ky test në radhë të parë sulmon nxënësit e shkëlqyer.

Sa i përket deklaratave nga ministria e Arsimit për çështjen e pikëve, Fuga tha se është paza dhe korrupsion i pastër në mendim.

“Ai test ka një qëllim, ka një funksion social. Asnjë procedurë institucionale nuk është pa një efekt sociologjik apo pa një kuadër sociologjik. Kuadri sociologjik është që studentët e shkëlqyer t’i fusë në ngatërresë, t’i sjellë dhe ata të diskutueshëm, në mënyrë që edhe ata të përzihen me gjithë të tjerët që pastaj për shpërndarjen në degë atje ku subjektiviteti i çon. Në radhë të parë ky test sulmon pikërisht këta nxënës të shkëlqyer, sulmon ekselencën. Meqë erdhëm tek ai pazari që propozon Ministria e Arsimit, i thotë maturantëve ju mos bëni zë, ne do rregullohemi me pikët. Është korrupsion i pastër në mendim që i thuhet atij që unë kam bërë gabim por do ta shlyej me pikët këtë punë. Profesor Gjekmarkaj ka shumë të drejtë! Qëndrimi i drejtë është anulo testin, kërko falje, trego se ku janë bërë gabimet dhe vazhdo punën se nuk do rrimë tek një test”, deklaroi Fuga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb