Nga: OLA MITRE*TIRANE-Agjencia Kombëtare e Provimeve ka pub likuar strukturën që do të ketë provimi i detyruar i anglishtes për maturantët. Sipas skemës së publikuar, testi ndahet në tri pjesë, ndërsa në total do të jenë 25 pyetje. Programi orientues i këtij provimi përcakton se niveli i gjuhës që do të testohet është B1, ndërkohë që numri maksimal i pikëve që mund të grumbullohen është 50. Teza do të përbëhet nga pyetje me alternativa, por edhe pyetje të hapura, ndërsa ndarja e tyre është bërë pothuajse në mënyrë të barabartë: 13 pyetje me alternativa dhe 12 pyetja të hapura. Provimi i gjuhës angleze përfshin leximin, përdorimin e gjuhës dhe të shkruarin. Ndërkohë që kompetencat e të folurit dhe të dëgjuarit nuk do të vlerësohen, pasi niveli B1 i njohjes së gjuhën orienton nxënësit te përmbajtja. Në këtë nivel nxënësi duhet të kuptojë fjalitë e thjeshta të jetës së përditshme (mbi punën, shkollën, letrat, etj.) si dhe të identifikojë informacionin thelbësor në një tekst të shkurtër. Gjithashtu, ai mund të shkruajë me fjali të thjeshta për të falenderuar, ftuar, mund të tregojë jetën e përditshme si dhe të përshkruajë natyrën.

PJESA E PARË
Pjesa e parë e provimit i takon të lexuarit, me një numër total prej 12 pyetjesh, nga të cilat mund të fitohen 20 pikë. Formati i kësaj pjese fokusohet fillimisht te një tekst i shkurtër (e-mail përshkrim, tregim i thjeshtë), mbi të cilin do të realizohen 6 pyetje rreth idesë së përgjithshme dhe kuptueshmërinë e tij në detaje. Po ashtu, në këtë pjesë përfshihen edhe 3 tekste të tjera të shkurtra, për të cilat maturantët do të pyeten sërish rreth idesë kryesore, si dhe aftësisë për të gjetur informacion specifik në to.

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: