Ish deputeti i PD Luciano Boci me anë të një statusi në “Facebook” shkruan në lidhje me provimin e Letërsisë në Maturë se janë mbledhur të gjitha institucionet shtetërore si  MASR, QSHA, DPAP, KOMSH për të gjykuar gafat e veta në provimin e letërsisë.

Boci vlerëson se hartuesit e tezës së letërsisë po tregohen të shpifur e qesharakë deri në fund.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Luciano Bocit:

LOJA ME MATURËN

A e morët vesh?!!

Na është mbledhur vetë MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, (O Zot, sa shumë të mençur me gërma të mëdha ka ky vend!?) për të gjykuar gafat e veta në testin e Letërsisë.

Njëzëri, sipas “komunikatës” së shpërndarë, kanë mbrojtur me heroizëm, pas një debati të imët, idiotësitë e veta.

Jo vetëm që i kanë dhënë plotësisht të drejtë vetes për gjithçka, por dhe kanë nxjerrë një përcaktim absolut!

MASR, QSHA, DPAP, KOMSH na qenkan brenda. Brenda dhe me Lasgushin dhe me shkencën dhe me kompetencën dhe me programin.

Të gjithë të tjerët pa gërma të mëdha, specialistë, mësuesë, pedagogë, maturantë nuk marrin vesh.

Madje sipas tyre “të gjithë maturantët janë treguar budallenj”!!!

Sepse gabimet në tekst, kjo “tufa e të mençurve” i paska vënë kastile!

Kastile për të zbuluar kompetencat e…BESËS.

U shfaqën kështu plotësisht siç janë:

Të shpifur e qesharakë deri në pafundësi!

Kjo ishte loja pra !!!! – do dalë të bërtasë tani Shahini, krenare dhe si një e vetëkënaqur migjeniane, e cila në fund jua hodhi të gjithëve.

MASR, QSHA, DPAP, KOMSH dhe RAMA&BESA kanë turp të kenë turp.

Ato vazhdojnë të tallen me maturantët, mundin e djersën e tyre.

Të sotmen ia kanë nxirë!

Të ardhmen ia ofrojnë si kurth të së keqes!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb