Përgjatë muajit prill, infermieret e rinj do t’i nënshtrohen provimit të aftësimit praktik VAP. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot emrat e 1230 infermierëve që do të testohen si dhe datat përkatëse për secilin. UISH njofton se ky testim do të kryhet për të vlerësuar aftësitë që këta kandidatë kanë fituar gjatë praktikës në profesionet infermieri, mami, fizioterapi, teknik laboratori, teknik imazherie dhe logopedist.

“Ju bëjmë me dije se në ditën e provimit duhet të keni me vete kartën e identitetit, një përparëse të bardhë dhe kartën e praktikantit. Provimi do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Tiranë, në QSUT”,- thuhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit. Gjatë vitit 2012, Urdhri i Infermierit ndryshoi kushtet për të gjithë kandidatët që dëshironin të hynin në provimin e shtetit.

Sipas këtyre ndryshimeve, të interesuarit, përveç praktikës profesionale, i nënshtrohen një testimi profesional në fund të saj, ndërkohë që vetëm nëse vlerësohen pozitivisht në të, kanë të drejtë të regjistrohen për provimin e shtetit. Konkretisht, studenti i diplomuar në programet e studimit të sipërpërmendura, ditën që regjistrohet, merr librezën e praktikës profesionale.

Në këtë librezë mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti realizon praktikën, të cilat firmosen çdo ditë nga drejtuesi i saj. Në fund, libreza e firmosur nga drejtuesit vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat i njihen kandidatit gjatë realizimit të testimit profesional. Ai e merr librezën, dhe 10 ditë para datës së provimit e dorëzon atë pranë Urdhrit profesional dhe regjistrohet për dhënien e testimit profesional.

Kandidatët në Infermieri

INFERMIERI VAP DATA 01.04.2019 ORA 08.30
Nr. Emri Mbiemri Kodi
1 ABIGELA VASKU 0116773
2 ADELA ÇICO 0030878
3 ADELA MOLLAYMERI 007 0777
4 ADELA HALA 0116715
5 ADELA SULKA 0117404
6 ADELA KËRÇIKU 0117385
7 ADELAJDA TOSKA 00411751
8 ADELAJDA PASHA 0051189
9 ADELAJDA TOROMANI 0117346
10 ADELINA BALI 00411951
11 ADELINA KANA 0121128
12 ADELINA KLOSI/OMERI 0116716
13 ADELINA HOXHA 0116735
14 ADELINA MASHA/DUQI 0116813
15 ADELINA BOZHIQI 0117196

Listën e plotë emërore e gjeni në linkun e mëposhtëm: Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb