Nga Mentor Kikia

FIFA ka nisur një hetim disiplinor për futbollistët kosovarë që luajnë në përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas ankesës së serbëve se festimet e tyre në golat e shënuar ishin me përmbajtje politike.

Por çarë provokimi ishte ky?
Përse i provokon simboli i nje shpendi keta njerez?

Asgjë, asnjë shenjë nacionalizimi nuk ka, asnjë lloj provokimi politik nuk kishte.
Provokimi i vetem është në kokën e sëmurë, historikisht, të politikës serbe, e cila nuk qëndron dot as jashtë gardhit të fushës së futbollit, por kërkon të viktimizohet edhe në sport.

Serbët, populli që i kanë shkaktuar kaq shumë tragjedi e vuajtje fqinjëve të tyre, sa nuk ka histori ti lajë, preferojnë të viktimizohen per cdo gje, të quhen të provokuar, të quhen të urryer, të përjashtuar, të përçmuar e nëpërkëmbur.

Sepse kështu justifikojnë të gjitha të zezat që kanë bërë e po bëjnë në dëm të të tjerëve. Kështu përpiqen të justifikojnë edhe një ndeshje futbolli të humbur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb