Në përfudim të emisionit “Debat Plus” në Kosovë, ku ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në një debat të fortë me akuza dhe kundërakuza me gazetarin kosovar Imer Mushkolaj, moderatori i këtij emisioni Ermal Panduri, iu kthye ish kryeministrit sa i takon përcaktimit si ‘provokatori i Novi Sadit”, për gazetarin Mushkolaj.

Ermal Panduri: Zoti Berisha më lejoni t’ju informoj edhe një gjë, ka shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, që  pa dëshirën dhe pa vullnetin e tyre, në pamundësi që të gjejnë mjekim qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, duhet në mungesë edhe të të hollave financiare, të kërkojnë qoftë ilaçe apo të bëjnë derman edhe në Shkup edhe në Novi Sad edhe në Beograd. Këtë duhet ta dimë, që njerëzit kanë halle, gjendja në shëndetësi edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri është në gjendje të mjerueshme.

Berisha: Nuk ishte problem shërbimi shëndetësor në këtë rast, mos i ngatërro gjërat.

Ermal Panduri: Dua t’ju them që në rast se dikush merr rrugë për Novi Sad, apo Beograd… Arsyen pse po e them e kam shumë të qartë, pra nuk duhet ngatërruar gjërat që nëse dikush merr rrugë për në Beograd dhe Novi Sad që gjërat duhet të jenë me motive politike”

Berisha: Mos u bëj avokat i atyre që s’të takon. Sepse nuk e kam fjalën për shërbimet mjekësore e kam fjalën për disa shërbime të tjera tani, por ta lëmë këtë muhabet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb