HOLLYWOOD- Plastic Jesus, një eksponent i famshëm i artit të rrugës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ekspozuar pranë yllit të Elvis Presleyt Hollywood, një statujë të çmimeve Oscar duke thithur kokainë.
“Unë e bëjë këtë gjë për të rritur ndërgjegjësimin tek yjet e kinemasë. Në botën e Hollywoodit shumë prej aktorëve janë të varur nga drogat e rënda”, – ka thënë artisti.
Në vitin 2014 Plastic Jesus ekspozoi një statujë gjigante të Oscarit, me një lak rreth krahut të majtë të statujës dhe një shiringë në të djathtën. Në pllakën shoqëruese shkruhej: “Sektreti më i mirë i ruajtur në Hollywood”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: