Ukraina ka prezantuar fanellën e re për Euro 2020 e cila ka shkaktuar reagime politike. Në mes të fanellës shfaqet e vizatuar harta e territorit të Ukrainës, ku përfshihet dhe Krimeja.

Një deputet rus e cilësoi këtë veprim si provokim politik kurse ministrja e jashtme e Rusisë, Maria Zakharova e kritikoi duke cilësuar se Ukraina po krijon iluzionin e së pamundurës.

Në vitin 2014 Rusia e aneksoi Krimenë pas luftimeve dhe një referendumi popullor. Tashmë Rusia e quan Krimenë territor të saj, por kjo është refuzuar prej ndërkombëtarëve.

Gjithsesi UEFA e ka pranuar miratuar fanellën e Ukrainës dhe lojtarët ukrainas të luajnë në Europian me hartën në mes.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb