Pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleiman, nga ushtria amerikane me anë të një droni, Irani ka nisur kërcënimet ndaj Amerikës.

Së fundi, iranianët kanë bërë një provokim shokues, teksa kanë improvizuar një skenë vrasjeje të Presidentit amerikan Donald Trump, ku në këtë video shfaqet një aktor dhe jep deklarata kërcënuese ndaj amerikanëve, duke thënë se nëse ata e nisin luftën, Irani do ta përfundojë.

Në këto pamje improvizuese shihet Trump duke folur para një audience, ndërsa personi shihet teksa rregullon armën dhe e qëllon atë, i cili rrëzohet para njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb