Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë në lidhje me ish-kreun e Këshillit e Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin tha se vendin e ka në burg.

Ai pohoi për syri.net se Dvoranin nuk ka Zot që e mbron për shkeljet në Kushtetutë që ka bërë.

“Ardian Dvorani e ka vendin në burg një ditë dhe atje do të shkojë. Nuk ka zot që e mbron sepse ka shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ka provokuar një konflikt të jashtëzakonshëm midis Presidentit dhe Kuvendit.

Ka bërë një akt shumë të turpshëm që nuk duhet ta bëj kurrë një jurist, sepse është paralajmëruar nga Presidenti. Këtu themelet e sovaranizmit kanë të bëjnë me shenjtërimin e Kushtetutës.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb