Federata e Futbollit të Kroacisë ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra ndihmësin e trajnerit Dalic, Ognjen Vukojevic, i cili pas ndeshjes me Rusinë së bashku me futbollistin Vida postuan një video në rrjetet sociale duke kënduar: “Lavdi Ukrainës”.

Ky veprim mori shumë kritika nga politikanët rusë, por edhe FIFA dha paralajmërim për përjashtim për dy protagonistët.

vida

Kujtojmë që marrëdhëniet midis Ukrainës dhe vendit organizator të Botërorit, Rusisë, janë tepër të tensionuara që në nga viti 2014 kur kjo e fundit aneksoi Krimenë.

Federata kroate njoftoi se ka revokuar akreditimin e Vukojevic në Botëror si dhe e ka liruar atë nga detyra si vëzhgues të skuadrës.

“Federata e Futbollit të Kroacisë me këtë rast i kërkon ndjesë popullit rus për veprimet e një anëtari të delegacionit kroat.”-thuhej në postimin e federatës.

Gjithashtu vetë Vukojevic si dhe futbollisti Vida kanë kërkuar falje për veprimin e tyre. Kujtojmë se të dy protagonistët kanë qenë pjesë e klubit ukrainas të Dinamo Kievit.

Të mërkurën, më 11 korrik, Kroacia do të luajë gjysmëfinalen e Botërorit kundër Anglisë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb