Chelsea ka nisur të ngacmojë në distancë Milan duke kërkuar informacione për Theo Hernandez. Anësori ka fituar prej kohësh statusin si i paprekshëm, gjithnjë nëse nuk vjen ndonjë ofertë e parrezistueshme. Për momentin Chelsea nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë çmenduri për francezin por mbeten në pritje të ndonjë sinjali nga lojtari.

Përballë një fakti të tillë, pasi për Theo nuk interesohet vetëm Chelsea, Maldini dhe Massara kanë nisur punën për të rinovuar kontratën me anësorin, të cilin e konsiderojnë si një nga më të mirët në rolin e tij. Hernandez ka një kontratë me Milan deri në vitin 2024 por dëshira e drejtuesve kuqezi është të zgjasin sërish bashkëpunimin por me terma financiarë të përmirësuar dukshëm.

Maldini është i gatshëm ti ofrojë një kontratë deri në 2026 dhe 4 milionë euro në sezon, dyfishin e asaj që përfiton aktualisht. Theo Hernandez nuk po kalon një sezon brilant, kjo e kushtëzuar shumë edhe nga COVID-19 por drejtuesit e klubit e shohin si të ardhmen e klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb