PRRENJAS

Policia lajmëron se një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje, në aksin rrugor Qafë Thanë – Përrenjas.

Sipas policisë, dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësisht mjeti.

Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb