Fryrja e lumit Mat si pasojë e hapjes së hidrocentralit të Shkopetit ka ndarë në mes urën që lidh fshatrat Skuraj, Gallatë e Vinjoll me rrugën nacionale. Ura tip pasarelë e cila përdoret nga më shumë se 200 banorë të këtyre fshatrave ishte ndërtuar e gjitha prej metali, por tejmbushja e shtratit të lumit ka kaluar mbi të.

Nikoll Marku banorë i fshatit Skuraj thotë se uji solli dru e gurë të mëdhenj të cilët goditën urën, duke i shkaktuar shkëputje në të paktën 3 vende. Por më problem është në mes të saj ku hapsira e çarjes është shumë e madhe, duke bërë që të rrezikohet jeta e kalimtarëve, sidomos gjatë lëvizjes natën.

Marku tregon se ka vënë në dijeni strukturat vendore të Kurbinit, por ende nuk është marrë asnjë masë.
Në këtë urë kanë humbur jetën 2 banorë të fshatit Skuraj kur ajo ishte prej dërrase, por siduket as ndërtimi i saj e gjitha prej metali me shina e shtresë llamarine, nuk ka rezultuar aq efikase, pasi është dëmtuar mbrëmjen e 8 Janarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: