TIRANË- Një nga ish-deputetët e vjetër të Partisë Demokratike ka folur sot në studion e News24 edhe në lidhje me rezultatin paraprak të zgjedhjeve, ku na numërimi i deri tanishëm, PS ka 76 mandate.

Mustafaj tha se kjo është një fatkeqësi, pasi Shqipëria ka mbetur vetëm në duart e Edi Ramës, duke e cilësuar kryeministrin si një ‘lider që qeveris keq, arrogant dhe abuzues me pushtetin’. Ai foli edhe për rrezikun që vjen nga ky rezultat.

“Fatkeqësisht Rama ka shumicën e mjaftueshme për të qeverisur vetëm. Shqipëria e mbetur vetëm në duart e Edi Ramës, lider që qeveris keq, është arrogant dhe abuzues me pushtetin. Të gjitha këto vese mund të lulëzojnë gjatë kësaj kohe kur e ka pushtetin të pakufizuar. Rama nuk i njeh limitet e veta dhe pushteti i tepërt do kthehet kundër PS-së. Por mua më shqetësojnë zullumet. Ai guxonte ta trajtonte pushtetin e medias me arrogancë, imagjino çfarë mund të bëjë nesër?!”, tha Mustafaj. Ai shprehu bindjen se ndikim në zgjedhje kanë patur paratë e kanabisit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: