TIRANË-Deputeti Alfred Peza nga selia e PS u shpreh sot se, kryetari i opozitës po nxit kaosin në vend. Sipas Pezës, OSHE rezulton me fitim, por kjo gjë nuk i pëlqen kreut të opozitës që sic tha Peza, nxit paligjshmërinë me thirrjet që bën.

Ja deklarata e Alfred Pezës
Besnik në stilin e tij prej humbësi, Lulzim Basha përsëri bëhet palë me të paligjshmit e paligjshmërinë, duke fyer 80% të shqiptarëve që mbështetën fuqishimisht operacionin për energjinë elektrike. Për herë të parë në 25 vjet, OSHE është me fitim, por kjo nuk i mjafton Bashës për të heshtur miminalisht për operacionin e suksesshëm të qeverisë. Përkundrazi, ai nxit paligjshmërinë, mungesën e ligjit dhe antishtetin për të cilën Partia Demokratike është një eksperte e pashoqe.

Përsëri sot, Lulzim Basha me deklarimet e tij, iu tha njerëzve të ndershëm të këtij vendi, të cilët paguajnë rregullisht taksa, energji dhe çdo detyrim tjetër, që ju jeni budallenj, duke u bërë palë me ata që duan kaos. Njësoj si në tetë vitet e shkuara, Partia Demokratike vazhdon të nxisë mospagesën e energjisë. Pyetja që shtrohet sot është: Pëse nuk i fali PD në tetë vjet, borxhet e prapambetura të 20 viteve? Pse i la shqiptarëve një mal me borxhe që nga energjia, e deri tek rrugët e hapura dhe të papaguara anekënd vendit?

Lulzim Basha është njeriu që askush nuk e beson. Sepse ai është njeriu që në katër vjet fjeti në Bashkinë e Tiranës, si ministër i jashtëm shiti mbi 300 km katror det të Shqipërisë, si ministër i Brendshëm vrau katër qytetarë të pafajshëm në bulevard vetëm pse protestuan dhe si ministër i Transporteve vodhi mbi 240 milionë euro në “Rrugën e Kombit”. Ky njeri është i provuar si simboli i antiligjit. E ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve nuk mund të vazhdojë me borxhe, me mospagesa të detyrimeve. Shkollat, spitalet, rrugët, mirëqenia e vendit do të ndërtohen jo me antiligj, por mbi bazat e një shteti ligjor modern.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: