Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratoret, Jorida Tabaku ka reaguar ashpër pasi përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk votuan për zgjatjen e punës së komisionit për hetimet ndaj aferës së inceneratorëve.

Ne një komunikim me median jashtë Kryesisë së Kuvendit, Tabaku u shpreh se me këtë vendim PS po po tregon mbështetjen politike ndaj kësaj afere duke u bërë mburojë e Lefter Kokës.

“Fatkeqësisht PS votoi kundër aferës së inceneratorëve. Për 3 orë u përpoqa që kolegët t’i thërrasin arsyes dhe të votojnë planin.PD prezantoi sot një plan hetimi me 20 dëshmitarë. Për ditë më radhë kam kërkuar informacion nga institucionet shtetërore. Ky komision ka një fitoe të vogël që është arrestimi i Lefter Kokës. Por në zbatim të ligjit dhe vendimit të Kuvendit PS duhej të na lejonte ne ta vazhdonim këtë hetim. Sot PS doli mburojë e Lefter Kokës. Sot flasim për një grup të strukturuar kriminal dhe mbrojtjen politike që po i jepet kësaj afere. Ndryshe ky refuzim nuk justifikohet. PD është e vendosur që ta vazhdojë denoncimin e kësaj afere, denoncimet në SPAK deri kur personi i fundit, Edi Rama të shkojë para drejtësisë”- tha ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb