Teksa opozita deklaroi se maxhoranca kishte bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, vjen një reagim nga Kryesia e Kuvendit.

Në njoftimin për media të Kuvendit thuhet se mbledhja nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. Mesohet se mbledhja e radhës do te mbahet pasnesër.

NJOFTIMI I KUVENDIT
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021” nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm.

Kryetari i këtij komisioni z.Enkelejd Alibeaj ngarkoi Sekretariatin Teknik të këtij komisioni të njoftojë anëtarët se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00.

Faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: