Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, deklaroi se bojkotoi i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve.

Bardhi shprehet se vetë ata që vodhën zgjedhjet përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për ti blerë , ndërsa shton se opozitën nuk do ta pengojnë dot që të ushtrojë të drejtën për hetimin parlamentar të masakrës së 25 prillit.

“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin.

Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit”, është shprehur Bardhi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: