FIER

Partia Socialiste është drejt mbylljes së listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Fierit.

“BalkanWeb” mëson se edhe në këtë qark do të ketë surpriza, ashtu siç deri më tani ka bërë me dije kryeministri Edi Rama se do të ketë në lista figura të njohura jashtë politikës, si shefja e Infektivit, Najada Çomo, apo inxhinierja Luljeta Bozo.

Kështu, siç ka mësuar “BalkanWeb” në listën e PS në Fier do të jenë dy emra surprizë, si ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Gjithashtu, pjesë e kësaj liste pritet të jenë edhe deputetet Antoneta Dhima dhe Tatjana Piro, si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, zëvendëskryeministri Erjon Braçe, apo dhe deputeti Bashkim Fino, aty ku ka qenë edhe më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb