DURRES

Një ditë pas zyrtarizimit të kandidaturës së saj nga Partia Socialiste në Bashkinë e Durrësit, reagon edhe Valbona Sako. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kandidatja që do të garojë më 30 qershor në vend të kryebashkiakut aktual, Vangjush Dako, falënderon selinë rozë ndërsa kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve.

“Të nderuar miq dhe dhe bashkëqytetarë.

Valbona
Valbona

Përulem me mirënjohje ndaj vendimit të forcës politike më progresive në Shqipëri, PS, për të më kandiduar në procesin e zgjedhjes së shërbyesit si Kryetar Bashkie në qytetin tonë, në Durrësin tonë të mirë që kërkon të vijojë zhvillimin.

Me besimin tuaj, shpresoj të ndajmë dhe tregojmë së bashku në ditët që vijnë, fuqinë  e madhe të dëshirës së këtij qyteti, që inspiron punë dhe zhvillim të qëndrueshëm për ne dhe fëmijët tanë.”-shkruan ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: