Teksa numërimi i votave po shkon drejt fundit, drejtuesi politik i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, jep lajmin se PS ka fituar edhe zonën e Astirit.

Teksa falënderoi banorët e kësaj zone, Veliaj u shpreh se Astiri tregoi se qytetaria fiton mbi dhunën e barbarinë. Veliaj tha se kur të mbarojë e gjitha rruga, banorët e kësaj zone do të kenë mundësi të jetojnë në aksin më të mirë dhe më ideal në Shqipëri.

“Unë kam besuar gjithmonë te familjet e ndershme e të drejta të Astirit dhe ju them sot faleminderit që na besuan. Qytetaria fiton mbi dhunën, mbi barbarinë. Sot jam shumë krenar për djemtë e vajzat e mrekullueshme, për të gjithë aktivistët tanë, për patronazhistët tanë, të cilët u siguruan të trokasin derë më derë. Astiri me ato të vetat po ecën, janë bërë dy nënkalime të “Shqiponja”, do bëhen dhe tre të tjera, do mbarojë në fund të vitit, por kur gjithë rruga të ketë mbaruar, kur në vend të pluhurit të ketë pastërti, kur banorët do të kenë mundësi të jetojnë në aksin më të mirë, më ideal, në Shqipëri, kur kjo të jetë fashitur, do duhet të shkruhet historia. Është vetëm çështje kohe, derisa të konfirmohet shumica jonë, si tek Astiri”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb