TIRANA

PS ka fituar në KZAZ Nr.36 që përmbledh zonat e Kombinatit dhe Unazës së Re. Kandidati i PD, Belind Këlliçi thotë se pas përfundimit të numërimit, PD rezulton me një rritje 44% në krahasim me 2017.

Sipas Këlliçit, PD i janë bashkuar këto zgjedhje në KZAZ Nr.36 3 mijë e 61 zëra të rinj për ndryshim, që presin numërimin e plotë të çdo vote.

Deri tek tre kutitë e fundit, rezultati ishte në favor të PS me 15 mijë e 377, ndjekur nga PD me 9 mijë e 854 dhe LSI me 2 mijë e 16.

 

Totali i votuesve në ZAZ 36:
28.654 vota në 70 kuti
Rezultati
Ps 15.377, 54%
Pd 9854, 34.4%
Lsi 2016, 7.04%
1246 të pavlefshme. Nisma Thurje 226.
Psd 476 vota
Bojken Abazi 145 vota
BD 232 vota

STATUSI NGA BELIND KËLLIÇI

Në mbyllje të numërimit në KZAZ 36, falenderoj me zemër qytetarët e Kombinatit dhe Unazës së Re, që besojnë tek alternativa jonë, duke rritur votat tona me 44%, nga 6938 në 9993.

3061 zëra të rinj për ndryshim, që presin bashkë me ne, numërimin e plotë të çdo vote.

Mirënjohje çdo qytetari, çdo demokrati, çdo shqiptari!

Faleminderit!

Belindi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: