PARIS- Një fakt i pazakontë për një president francez në ikje, por François Hollande do të kalojë primare brenda partisë nëse kërkon të kandidojë për një mandat të ri vitin e ardhshëm, pas një vendimi të marrë sot nga Partia Socialiste (PS) për të organizuar këto votime në fillim të vitit 2017.

Pas shumë muaj heshtje, Këshilli Kombëtar i PS-së, parlamenti i socialistëve, miratoi sot me unanimitet organizimin e një primareje të limituar vetëm për partinë dhe aleatët e saj, radikalët e majtë dhe ekologjistët pro qeveritarë.

Primaret janë vendosur të mbahen më 22 dhe 29 janar 2017, për t’i dhënë mundësinë François Hollande, popullariteti i të cilit ka rënë shumë edhe brenda partisë, që të mund të fitojë pikë përballë presidencialeve të pranverës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: