Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht ditën e nesërme fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Ergys Gjençaj, i cili thekson se PS do ta nisë fushatën elektorale nga Sheshi “Skënderbej”.

Fushata do të nisë në orën 17:00, me një miting në sheshin kryesor të kryeqytetit, për të vijuar më tej në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb