Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila garon e pesta në Qarkun e Korçës nën siglën e PS, foli në emisionin “Real Story”, në News24, për moskandimin e Reme Lalës nga PS.

Ministrja Xhaçka tha në studion e “Real Story” se nuk ka pasur asnjë komplot nga PS ndaj Reme Lalës, ndërsa shtoi se arsyet e moskandimit të saj në asnjë parti duhet t’i thotë vetë ajo.

Përçarje në PS pas 25 prillit? Xhaçka tregon çfarë pritet të ndodhë dhe zbulon lobimin për integrimin në BE: Kemi kërkuar strategji të re
“Nuk di asgjë për këtë, sepse dolën vetëm fjalë, nuk është se dolën disa lista dhe më pas u hoqën emrat. Mund të ketë qenë zgjedhja e vet, nuk di ta komentoj. Ajo është një vajzë e re, mund të ketë potencial për të qenë përfaqësuese politike. Janë vendimet e saj, ka vendosur vetë të mos jetë në asnjë listë, duhet t’i thotë ajo arsyet. Nuk ka komplot pas kësaj”, tha Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb