BERAT
Kur kanë mbetur edhe 2 kuti për t’u numëruar në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste është duke kryesuar në këtë qark.

Socialistët aktualisht numërojnë 41.700 vota, Partia Demokratike 22.700 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 8.350.

Aktualisht sipas projeksioneve, Partia Socialiste ka siguruar në këtë qark 5 mandate, Partia Demokratike 2 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet pa mandate në Berat.

Sakaq, drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për Partinë Socialiste, Blendi Klosi, tha se është një fitore fantastike, që në familjen socialiste pritej prej dekadash.

“Është fantastike! Është një rezultat spektakolar, punë e madhe dhe përgatitje për këtë ditë. Është një punë disa mujore, por në fakt me dekada pritej që PS të bashkohej e gjithë e majta, 5 mandate të munguara, e për këtë arsye ishte ideja që të vendosshim në këtë kufi.

Ashtu si drejtuesit e tjerë të partisë, edhe unë vendosa të je mi 5 në Qarkun e Beratit. Ishte një mandate sakrifice dhe luftë e madhe nga qindra njerëz që na mbështeten këtë fushatë”, tha Klosi.

Në fund të intervistës, simpatizantë të shumtë të Partisë Socialiste, shihen teksa mbajnë në krahë Klosin dhe mes brohoritjeve festojnë fitoren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: