Maxhoranca i përgjigjet opozitës për çështjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor.

Burime në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste thanë se “i qëndrojmë vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën nënshkruar më parë”. Po kështu është dhënë edhe një datë për votimin e Kodit të ri Zgjedhor.

“Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në komisionin e Ligjeve. Në datë 23 korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, bënë me dije burime nga grupi i PS.

Sot PD ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili ftoi për një tryezë tre palëshe sa i takon arritjes së konsensusit për reformën zgjedhore.

Në përgjigjen zyrtare për kryeministrin PD thotë se nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

PD e konsideron një alibi hapjen në këtë moment, te diskutimit për sistemin zgjedhor, dhe kjo sipas tyre bëhet për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në përfundim PD paralajmëron se çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.” thuhet ne reagimin e PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb