TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së PS, e cila zgjati rreth 5 orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Rama tha se ka pasur një diskutim të gjatë dhe reflektues sa i përket mënyrës së qeverisjes. Sipas kryeministrit, kjo qeveri ka bërë gabime dhe se duhet të vetëkorrigjohet në vijim. Kryeministri tha se është diskutuar edhe për protestën e studentëve që i ka dhënë një ‘shuplakë’ qeverisë.

Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm të procesit të reflektimit që merr shtysë nga protesta e studenteve, por është në ADN tonë se çdo ditë ka gjëra për të permiresuar dhe se nuk jemi të pagabueshëm. Me boshllëkun e madh të një opozite të pabesueshme është sfidë më vete që te vetëkorrigjohemi në vijim.

Kemi folur për partinë, mekanizmat, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i saj të gjej më shumë hapësirë dhe të gjejë dëgjimin që meriton në partinë tonë dhe partia të shkojë përtej vetes e të shtrihet në mënyrë të natyrshme dhe dobishme në shoqëri. Kam parasysh gjithë bazën e veprimtarisë sonë dhe përfaqësimit tonë, forumet dhe mekanizmat përfaqësues, parlamenti, qeveria që janë direkt të lidhura me raportin e krijuar në terren mes njerëzve. Do kemi shumë për të korrigjuar, por është proces pozitiv.

Kemi diskutuar per protestën, arsyet, faktorët, dobishmërinë e madhe të saj dhe domosdoshmërinë që ta mishërojmë si duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste dhe që është transmetuar në formën që ajo mori, nga shumë studentë që i thonë vetes apolitikë, por e kanë shkundur politikën në raport me të vërtetën i kanë dhënë shuplakë qeverisë. Po ashtu si kam thënë e po bëjmë, që protesta ka dinamikën e vet, kurse shqetësimi ynë i domosdoshëm pas asaj shuplake do vazhdojë në funksion jo etëm të studentëve, por edhe të denjë e në lartësinë e ambicieve në funksion të vendit”-tha Rama.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS duhet të ishte zhvilluar disa javë më parë, por shkak për këtë shtyrje janë bërë emërimet e kryetarëve të partisë në disa bashki të vendit duke bërë që Asambleja të caktohet me 28 dhjetor.

(d.d/n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb