Në Konferencën e Kryetarëve po diskutohet në lidhje me komisionin e posaçëm parlamentar për dezinformimin, një propozim ky i Partisë Socialiste.

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në mbledhje se Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë.

Deputeti tha se kjo është një tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe është një lëvizje e cila ndjek atë të dështimit të paketës antishpifje.

“Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundështua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka mdodhir në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: