Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka marrë vendimin e papritur pas kërkesës së socialistëve për ta shkarkuar atë nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Malaj ka vendosur të rikthehet sërish në Partinë Socialiste, pas tetë vitesh jashtë saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti, i cili shkruan në “Facebook” se për 8 vite me radhë ka luftuar kundër arrogancës e babëzisë që kërcënonte trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve.

“Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashgimninë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj. Mjaftistët dhe të babëziturit duket se e molën 99 % PS-në”, shkruan Malaj.

Mesazhi i plotë:

Kur te tjeret do ta fiĺlojme ta braktisin, sapo PS te dal ne opozite, vendosa te kthehem ne PS, me integritetin e pa cenuar, me profesionalzim e thelluar dhe me dashurine e shtuar.Nga mencuria dhe krenaria labe jam inspiruar perhere ne vendim-marrjet e mia. Ne 1991 ata qe e molen Partine e Punes e braktisen te parat dhe u kthye po te paret per ti thithur deri ne piken e fundit, ne piken ku nga gjinjte e nenave del me shume gjak se qumesht. Nenave u shkon dhimbje ne zemer dhe prape durojne. Ne 1991 une ju bashkova socislisteve vlonjate per modernizimin e PS.

Isha me shume fat bashkepunova si nen kryetar I PS vlore me qindra socialiste, te ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy me te spikaturit Gezimin dhe Nikon. Ulem agresivitetin partial ne Vlore, e hapen partine per te gjithe duke spikatur dhe promovuar me te miret. E drejtuan PS ne vitet e “cmendura” te viteve me te veshtira te tranzicionit.
Gezimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundesi per deputet.
PS ka shume detyrim ndaj tyre dhe personalitete te tille ne deget e saj.

Gezimi, Niko, Theodhoriu dhe disa kolege te spikatur Jane ne moshe aktive dhe productive shume te dobishme per vendin se “mjaftistet parafabrikate”, sepse ta jane te ditur dhe gexojne kredibiliet publik maksimal. Ne 2013 kur vinte era e pushteti te dehte, dhe te babeziturit luftonin per pjesen e tyre te madhe ne tepesine e socialisteve, u vetlargova nga PS. Per 8 vite luftova kunder arrogances dhe babezise qe e kercenonte rende gjithe pasurine dhe trashgimnine shpirterore te qindra mije socilisteve dhe mbeshtetesve te saj.

Mjaftistet dhe te babeziturit duket se e molen 99 % PS-ne. Ne 2019 vendosa te kthehem ne PS si ne kontribut mirenjohes ndaj vendit tim dhe ndaj njerezve te saj te mrekullueshem. Kam aplikuar online, por pranimin ne PS nuk qenka sic thoten Rama.

Ne mirenjohje te sociliasteve aplikova on line edhe ne 2013, paszgjedhje, por e bllokuan. Te drejten time universale dhe kushtetuese, qe te anetaresohem vullnetarisht ne PS nuk e cenon dot asnje.

Mirenjohje

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: