Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i ftuar përmes një lidhje “Skype”, me studion e lajmeve në “News 24”, komentoi fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Ai tha se deri më tani, në Njësinë numër 5, ku dhe është kandidat për deputet, situata është e qetë.

Ahmetaj u ndal tek vrasja e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, eksponent i PS. Ai tha se ngjarje të tilla nuk duhet të kalojnë kaq në heshtje dhe tregon një rikthim në të kaluarën.

Po ashtu, Ahmetaj komentoi deklaratën e kandidatit të PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, i cili, ka thënë që kush prek votën, do të vritet ashtu si në Elbasan.

Edhe pse ky i fundit kërkoi falje për deklaratën e bërë, Ahmetaj tha se një gjë e tillë është e papranueshme dhe tregon dy botë të kundërta, mes PS dhe partive të tjera. Gjithashtu, Ahmetaj siguroi qytetarët që të jenë të qetë dhe të votojnë lirisht më 25 prill.

Sot është e premte, nesër është heshtje zgjedhore, si ka shkuar fushata juaj?

Arben Ahmetaj: Fushata jonë ka qenë e qetë, në zbatim të të gjitha detyrimeve që ka pasur Kodi Zgjedhor. Zona ku unë punoj është e qetë. Të gjitha partitë janë në terren dhe s’kemi pasur asnjë incident. E gjitha po shkon mirë, si në të gjithë Tiranën.

Ajo që ndodhi në Elbasan tronditi të gjithë vendin dhe fushatën zgjedhore, paralajmëron ajo një pasiguri?

Arben Ahmetaj: Ajo që ndodhi në Elbasan është një shprehje e drejtpërdrejt e të kaluarës. Të ndodhi në vitin 2021 është realisht e pa mendueshme, por ja që ndodhi. Shoqëruesi i drejtuesit politik në Qarkun e Elbasanit, mori një jetë. Ata kanë qenë pjesë me demek të strukturave të mbrojtjes së votës. Në një emision televiziv u tha se janë të armatosur. Ajo që ndodhi me Xhelal Mziun në Dibër është një turp i paparë. Ndërkohë që ka një Kod Zgjedhor. Siguri zgjedhore zero. Incidentet janë fenomente të së shkuarës, të promovuar nga idhtarët e dhunës. Video e kandidatit të njësisë numër 1 të LSI që shpërndante para, gjithashtu edhe ky fenomen skandaloz të jenë të shkuarës. Janë dy botë të ndryshme. Një botë që flet për taksën progresive, flet për kopshtin e çerdheve, flet për Aeroportin e Kukësit, portin e Vlorës, apo shumë investime të tjera dhe një botë tjetër që kërcënon, a thua që ajo që ndodhi në Elbasan ishte për t’u lavdëruar. Gjithsesi siguria në votime është e plotë, e pa cënueshme, qytetarët të shkojnë të qetë, shumica janë të vaksinuar. Janë mbi 380 mijë vaksina të bëra. Jam i bindur që PS merr minimumi 75 mandate.

Edhe ndërkombëtarët njëzëri kanë lëshuar mesazhe të qarta që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë kërkuar që vota e shqiptarëve të shkojë si e tillë. Nga ana tjetër Presidenti i Republikës kërkon të mbrohet vota, a do të jetë e siguri vota e shqiptarëve të dielën?

Arben Ahmetaj: Vota e shqiptarëve sigurohet me ligj, me Kushtetutë, vota do të lexohet ashtu siç hidhet në kuti. Ne si PS bëjmë punën tonë të patronazhimit, propagandës, të dëgjesave të qytetarëve, ne i këshillojmë të ruhet qetësia. T’i referohen reklamave orientuese të KQZ se si votohen. Dua t’i kujtoj qytetarëve që votohet vetëm 12, në anën e majtë dhe më pas qytetarët zgjedhin kë të duan nga 36 qytetarët kë të duan, nga ekipi fantastik të PS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: