Partia Demokratike e Shqipërisë me anë të një deklarate, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e etiketojnë si “non grata”, ka vazhduar sulmet kundër komisionit hetimor të inceneratorëve njësoj si kryeministri Edi Rama.

PD thotë në deklaratë, se në këtë komision, është zbardhur e vërteta mbi vjedhjen e 430 mln eurove ndërsa shton se Rama, LSI dhe Berisha kanë të njëjtin hall, që Shqipëria të mos ndryshojë.

Deklarata e PD:
Non Grata vazhdoi dje sulmet kundër Komisionit hetimor të inceneratorëve. Ata duan të mbrojnë njëri-tjetrin.
Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro.
Vazhdojne ta sulmojne:
Nga një anë Rama dhe PS.
Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall:
Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshoj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: