Partia Socialiste do të mbledhë kongresin e saj, ku do të zgjidhen anëtarët e Asamblesë Kombëtare.

Gazetari Ergys Gjençja raporton për ‘BalkanWeb’ se në datën 22 shkurt do të mbahet një konferencë ndërkombëtare me titull “një kontinent, një e ardhme- Zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkohë, vetëm një javë më pas, në 28 shkurt, deri në 1 mars, do të mbahet Kongresi Zgjedhor i PS-së. Raportohet se do të jenë 3 ditë të gjata me diskutime intensive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: