Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbledhur këtë paradite Kryesinë e grupit parlamentar.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se mbledhja, është e para pas votimit të qeverisë së re në Kuvend dhe betimit të saj te Presidenti Ilir Meta.

Siç mëson gazetari Gjençaj, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, iu ka kërkuar socialistëve të nisin menjëherë punën për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut.

“Te filloje puna per ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e procesit te Vettingut”, mësohet të ketë thënë Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb