“Nesër mitingu i 28 Korrikut, si “adrenalinë” për të ringjallur një të “vdekur”!”, kështu shprehet deputeti Tritan Shehu, ndërsa komenton mitingun që do të zhvillohet me 28 korrik nga Partia Socialiste.

Shehu thekson aktivitete të tilla ‘mirënjohje’ ndaj liderit janë karakteristëke vetëm e regjimeve.

Statusi i plotë:

Neser mitingu i 28 Korrikut, si “adrenaline” per te ringjallur nje te “vdekur”!

Dhe ketu gabojne rende autoret, sevilet…i vdekuri nuk ngjallet, varroset.

Gabim tipik ky per te gjitha autokracite, diktaturat, edhe i Rames.

Keshtu veproi Caushesku me 21 Dhjetor 1989 ne Bukuresht!

Keshtu mendoi Alia me mitingun e 13 Korrik 1990 ne Tirane!

Shume te tille kane menduar e vepruar keshtu, por perfundimi i tyre i paracaktuar nga historia nuk ndryshoi dot.

Keto rregjime arkaike e te vdekura gjithsesi dolen nga skena e historise duke u kujtuar me tej vetem per te keq.

Ata lloj shemtirash-mitingje prej te cilave ne shqiptaret kemi pare shume, nuk i shpetuan dot.

Te tilla aktivitete “ falenderimi”, “mirenjohje” “adhurimi” “besnikerie” ndaj liderit suprem e “sukseseve” te tij, jane karakteristike vetem e rregjimeve.

Primitivizma te njerezve primitive keto, qe kerkojne te kenaqin “epshet” e autokratit a diktatorit, t’i “injektojne” atij gjume te qete, ndersa populli nuk fle.

Mitingjet, manifestimet si rregull ne demokraci organizohen nga opozitat, grupe shoqerore, sindikatat, per te protestuar, sjelle ne vemendje problemet e njerezve.

Nqs Rama do te kamufloje kete ”teatralitet me pjesemarje te detyruar” me aspiraten europiane te shqiptareve, gabon e spekullon rende.

Shqiptaret e kane treguar me te tjera qendrime e veprime gjate historise sone mijera vjecare qe jemi nje popull thellesisht pro perendimor, europeist.

Eshte Rama ai qe ka demostruar te kunderten me anti europeizmin e tij, ne cdo akt politik, duke e vendosur Shqiperine perseri ne nje “udhekryq historik”.

Dhe ky pozicionim i tij nuk mund te makiazhohet a korregjohet dhe jo me te ndryshoje, me ate “mitingun” tipik autokratik Lindor.

Ky rregjim tashme nuk mund te ringjallet…ai eshte realisht i vdekur.

Ai duhet thjesht vendosur ne analet e “erreta” te historise sone si nje keqe per te mos u perseritur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb