TIRANË

Grupi parlamentar i PS është mbledhur sot në Elbasan në prag të sesionit të ri në Kuvend për të diskutuar dhe vendosur se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS që do të zgjedhë kryesinë e re, sfidat e reja si dhe zgjedhjet e 2021.

Sa i përket Asamblesë, gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanËeb se ajo pritet të mblidhet në fund të kësaj jave, por deputetët me Ramën do e caktojnë më qartë sot.

 

Tek sfidat e reja të sesionit të ri parlamentar, kryesorja mbetet adresimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Teksa sa për zgjedhjet e 2021, Rama do të caktojë edhe detyrat deputetëve që do të përcillen tek çdo socialist në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb