TIRANE– Partia Socialiste do të garojë për kreun e ri të Bashkisë së Kavajës me një kandidat të ri. Klodian Shehi, emri i paraqitur nga Partia Socialiste më herët për të garuar nën logon e kësaj force politike për zgjedhjet e 7 majit, të cilat nuk u zhvilluan.

Me marrëveshjen e arritur Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike dhe futjen e opozitës në zgjedhje, mori zgjidhje edhe çështja e Kavajës.

Zgjedhjet për kreun e ri të kësaj Bashkie do të zhvillohen më 25 qershor, në të njëjtën ditë kur do të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme.

Burime për “News24” e “BalkanWeb”, thonë se për kreun e ri të Bashkisë së Kavajës, Partia Socialiste do të kandidojë Dorian Muratin, drejtor i OSHEE në Kavajë. Më herët ai ka qenë drejton i ALUIZNI-t në këtë qytet.

Gazetarja Marsela Karapanço thotë se kandidatura e Muratit për Kavajën pritet të zyrtarizohet sot nga Partia Socialiste.

Në këtë garë, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga Isa Sakja, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të degës ë PD në Kavajë.

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publike kandidaturën e saj për këto zgjedhje, në të cilat do garojë me Maksim Konën, doktor i shkencave inxhinierike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb