Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, foli mbi fushatën elektorale dhe pritshmëritë e PS në këtë qark.

Ai tha se deri më tani fushata elektorale po ecën mjaft mirë dhe të gjitha indicet sipas tij janë që PS të sigurojë 18 mandate në qarkun e Tiranës dhe maksimalja të shkojë deri në 20 mandate. Ai gjithashtu tha se rezultati i zgjedhjeve nuk do të kontestohet nga asnjë parti politike.


Ervin Bushati:
Partia Socialiste përveçse është partia më e madhe në Shqipëri është në qeverisje dhe ka një rol që të jetë në krye të punëve, duhet të balancojmë dhe të jemi në punë, në sfidat që kemi me tërmetin dhe pandeminë. Fushata në fakt ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme dhe për shkak të situatës që kemi kaluar dhe është bërë më personale, nuk ka mitingje masive, e ka bërë më personale e individuale, se takimet mundësohen në mënyrë virtuale. Mendoj që deri më sot kemi pasur sfidë të madhe që po ecin mirë, sic është procesi i vaksinimit dhe rindërtimi. Në fund të qershorit, shoqëria s’do ketë nevojë për kufizimet dhe do i rikthehemi jetës normale. Nuk mendohej para një viti që Shqipëria të eci me këtë ritëm vaksinimi. Kombinuar kjo dhe me ata që e kanë kaluar në 60 ditët e ardhshme mund të kalojmë në imunizimin e popullatës.

Nga pikëpamja e taktikës së fushatës, është e vështirë Tirana?

Ervin Bushati: Tirana është qendra sociale, kulturore dhe ka pjesën më të madhe. 36 mandatet në Tiranë do të vendosin fatin që do të shkojnë zgjedhjet, PS ka synim të maksimizojmë votën dhe prej një viti e gjysmë jemi në fushatë të pandërprerë. Në shator të 2019 ra tërmeti i parë, më pas i dyti në nëntor, pandemia dhe gjatë gjithë kohës kam qenë në terren dhe është bërë një punë të madhe. Kemi punuar me zemër, besoj që askush s’do të bënte më shumë se kaq. Nuk besoj që një qeverisje tjetër të bënte më shumë se kaq. Tirana ishte ajo që e dha ndryshimin e para në Shqipëri, me kryebashkiak Ramën dhe tanimë kryeministër. Reforma në Drejtësi, territoriale, marrin më shumë gravitet në Tiranë, patjetër që mendoj që kemi marrë 18 mandate në zgjedhjet e kaluara, natyrshëm kemi një target të marrim 19-ë dhe me punën që kemi bërë mund të marrim 20 mandate deputetësh në Tiranë.

Kemi edhe garë personale, për shkak të sistemit që listat u hapën me stil. Sa ndikim mendoni që do të ketë kjo?

Ervin Bushati: Shumë, ka sjellë energji të madhe, listat janë hapur dhe me stil mjaft të mirë. Diskutuam me ata që ishin në parlament dhe me dakordësinë e të gjithëve janë në fushatë, votohet për partitë dhe kandidatët, ka një mënyrë fantastike për të garuar të gjithë dhe të kenë sjelljen personale për të bërë fushatë. Organizimi më i madh në Shqipëri, kemi 100 mijë anëtarë dhe ne kemi sjellje tjetër për punën që bëjmë, ka ardhur dita të promovohen dhe tregojmë forcat e tyre. Ne kërkuam të votohet me emra dhe të fitojë më i miri.

Mendoni që do të ketë tensione?

Ervin Bushati: Mendoj që ashtu si një lum që nuk rrjedh në të njëjtën shtrat edhe politika shqiptare ka treguar progres edhe politika i përgjigjet. Situata që kemi kaluar na bëri që të jemi të gjithë bashkë, ne jemi garues të njëjtës shoqëri, jemi shqiptar dhe nuk duhet të shkohet në nivelin q të shihemi si armiq. Edhe një forcë politike që sillet e papërgjegjshme, PS respekton masat edhe hapja e fushatës ishte e menduar për të mos thyer rregullat, ndryshe nga forcat e tjera. Patjetër që zgjedhjet do të jenë të pakontestueshme, të gjitha palët politike, janë ulur dhe diskutuar. Duke pasur edhe garancinë dhe sigurinë prej ligjit, shtetit, edhe si forca e parë politike, na duhet një fitore e pastër kristal. Po edhe si forca e parë, ne jemi prtendetë. Ne do të jemi forcë e parë, këtë e tregojnë sondazhet, takimet tora. Ne jemi të parët që jemi të interesuar që të mos ketë kontestime dhe kemi bërë kompromise për të akomoduar që të shkojmë bashkë si shoqëri. Ndryshe do të jetë me një parti tjetër, që përpiqet të krijojë polemika. Ne hymë si fitues, kemi ekip fitues, lista e PS në të gjitha qarqet, kryesohet nga zonja, emra të rinj, frymë e re dhe janë lista të menduara me mentalitet fituesi. Kemi një stol të gjerë dhe të thellë. Ka vend për ë akomoduar. Partia e dytë, ajo e PD, ekipi në Tiranë është po i njëjti. Sali Berisha, Basha, që kanë qenë në Tiranë, ata s’kanë sjellë asnjë ndryshim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb