Menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duket se Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021-shit.

Kryetarja e Partisë Socialiste Tiranë, Elisa Spiropali, që është njëherësh dhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, thekson se socialistët e kryeqytetit kanë zhvilluar sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë “për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021”.

Mesazhi i Spiropalit:

Duke ruajtur distancimin social, por duke forcuar dita ditës frymën e ekipit, zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021 ??

Partia Socialiste është e ndërtuar mbi modelin e besimit, frymës dhe punës së njerëzve të zakonshëm. Kjo forcë qëndron si konstrukt në vlerat më të mira të komunikimit, solidaritetit, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes rinore.

Partia Socialiste ka barrën dhe privilegjin të edukojë politikisht me vlerat më të larta njerëzore e politike jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e saj,por edhe ata qytetarë shqiptarë që janë pré e çedukimit ku ka rënë ngarkesa e mjerë kulturore opozitare shpifëse dhe përçarëse, ku e vetmja pëlhurë e zbehtë ideologjike mbetet tribalizmi i pashoq dhe gjuha e urrejtjes.

Tirana, Kamza, Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, janë gati për të vërtetuar me votë se rruga e transformimit vazhdon?Bashkë??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb