Partia Socialiste ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot katër takime me deputetët, sipas qarqeve. Takimet janë zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryeministri, që prej orës 13:00 deri në orën 19:00.

Në takime mësohet se kryeministri Rama iu ka kërkuar deputetëve të nisin riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja.

Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, iu ka thënë Rama deputetëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb