Presidenti Ilir Meta po zhvillon ditën e sotme një vizitë në qytezën e Civita në Itali, ku jetojnë arbëreshë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ kreu i shtetit theksoi se në këtë qytezë është prezentë fryma e atdhedashurisë.

“??❤️?? Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut.”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se PS nisi sot procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nuk nguruan dhe akuzat nga ana e kryeministrit Edi Rama për presidentin aktual Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb