Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri iu drejtua Bardhit, duke i thënë që t’i drejtohet Prokurorisë për çdo denoncim, ndërsa shtoi se PS nuk bëhet mburojë e askujt që shkel ligjin.

“Në radhë të parë, çdo denoncim, jo vetëm i zotit bardhi, por ehe i cdo qytetari apo parlamentari, është i mirëpritur. Askush nuk e ndalon Prokurorinë të hetojë dhe gjykatën të dënojë, për çdo njeriu që shkel ligjin në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha, askujt PS nuk i është bërë mburojë dhe nuk do t’i bëhet mburojë”, tha ministri.

Më tej, ministri i Brendshëm foli për Reformën në Drejtësi, duke u shprehur se qeveria mbajti fjalën dhe iu dha qytetarëve shqiptar një sistem drejtësie të pavarur.

“Reforma është marrë me seriozitet që ditën e parë nga mazhoranca jonë, e mbështetur nga partnerët tanë, por e refuzuar nga eksponentë të opozitës. Besoj se Reforma në Drejtësi, ndoshta më e madhja, duhet parë si një mozaik, të cilit duhet t’i largohesh pak për të parë efektet. Besoj se në një bilanc 5-vjecar unë mendoj që është nga reformat me rezultate më të jashtëzakonshme për shoqërinë shqiptare.
Besoj se ne e mbajtëm fjalën me qytetarët shqiptarë për t’i dhënë një sistem të pavarur. Nuk është e lehtë, kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë për t’u konsoliduar. Besoj se vetëm duke ngritur sisteme të qëndrueshme, do të arrijmë të bëjmë një republikë të qëndrueshme”, theksoi Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb