Në KQZ janë dërguar shkresat e partive për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme lokale. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se në KQZ ka nisur dorëzimi i dokumenteve nga ana e partive politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Ditën e djeshme kanë depozituar kërkesat për regjistrim në KQZ tre forca politike, PS, PD dhe LSI-ja. Në kërkesat për regjistrim, të tre forcat kanë paraqitur dokumentacionin përkatës. Për sa i përket PD-së, sipas përcaktimeve ligjore, në dosjen e dokumenteve ka përcjellë edhe shkresën e dalë nga Gjykata e Tiranës, ku theksohet se kryetar i PD-së, forcës politike të krijuar në dhjetor 1990 është Lulzim Basha. Në shkresë thuhet se vetëm me autorizimin e z. Basha do të përcillen në KQZ edhe kandidatët në emër të PD-së për zgjedhjet e 6 marsit.

KQZ vijon përgatitjet dhe janë një sërë vendimmarrjes të marra nga KQZ dhe komisioni rregullator. Një prej tyre ka të bëjë dhe me përcaktimin e anëtarësisë së KZAZ-ve, një hallkë e rëndësishme sa i përket procesit të organizimit të zgjedhjeve. KZAZ-të të cilat përbëhen nga 7 anëtare, 3 i përkasin PS-së, 2 PD-së dhe një LSI-së. Anëtari i shtatë është hedhur me short dhe në gjysmën e KZAZ-ve, anëtari i shtatë i përket PS-së dhe gjysma PD-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: